Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2014

Në muajin Dhjetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2014, arriti 117,0 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Dhjetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" dhe "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar  me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me +0,10. Çmimet e grupit "Shëndeti" dhe "Transporti" kanë kontribuar respektivisht me -0,19 pikë përqindje dhe -0.07 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al