Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2014

Në muajin Gusht  2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2014, arriti 116,0 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Gusht  2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %.  Krahasuar me muajin Gusht 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 7,8 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 7,1 %,"Ushqime dhe pije joalkoolike" me 3,2 %, "Hotele, kafene dhe restorante" me 1,9 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shëndeti" me 5,6 % pasuar nga grupi "Veshje dhe këpucë" me 2,3 %, "Komunikimi" me 0,8 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al