Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2014

Në muajin Korrik 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,8 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2014, arriti 115,9 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Korrik 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,8 %. Një vit mëparë ky ndryshim ishte 1,6 %. Krahasuar me muajin Korrik 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin " Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 8,5 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,9 %,"Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,6 %, "Hotele, kafene dhe restorante" me 2,5 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shëndeti" me 6,1 % pasuar nga grupi "Veshje dhe këpucë" me 2,2 %, "Komunikimi" me 0,7 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al