Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2014

Në muajin Mars 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars 2014, arriti 119,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Mars 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %.  Krahasuar me muajin Mars 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 11,0 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,8 %, "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,8 %, "Hotele, kafene dhe restorante" me 2,7 %, etj.

Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Veshje dhe këpucë" me 3,2 %, pasuar nga grupi "Komunikimi" me 2,8 %, "Shëndeti" me 1,4 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Prill 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al