Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2014

Në muajin Nëntor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2014, arriti 116,1 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Nëntor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,0 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,84 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" dhe "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar respektivisht me +0,16 dhe +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me - 0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al