Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2014

Ndryshimi vjetor në Shkurt 2014 është 1.9 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Shkurt 2014, arriti 118,7 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).  Në muajin Shkurt 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %. Një vit më  parë ky ndryshim ishte 2,5 %.

Krahasuar me muajin Shkurt 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet  në grupin "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,3 % pasuar nga grupi "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me  5,6%, "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,9%, "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 2,0%,  "Hotele, kafene dhe restorante" me 1,9% etj.

Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin  "Veshje dhe këpucë" me 3,4 %, pasuar nga grupi "Komunikimi" me 2,8 %, dhe "Shëndeti" me 1,3 % etj.  Rritja vjetore në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 1,14  pikë përqind. Në këtë grup çmimet e nëngrupit "fruta" janë rritur me 16,7 % dhe nëngrupit "zarzavate"  me 13,7 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al