Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2014

Në muajin Shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi  "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar  me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë  kontribuar me +0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "Transport" dhe "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar respektivisht me +0,09 dhe +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti"  kanë kontribuar me  - 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi "Veshje dhe këpucë" ka kontribuar me - 0,10 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al