Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2014

Në muajin Tetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2014, arriti 116,4 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Tetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi  "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,63 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit  "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira ujë lëndë djegëse dhe energji" dhe "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me - 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al