Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2015

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2015, arriti 118,2 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Gusht 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin  Gusht 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike"  me +1,65 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë  kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupeve  "Komunikimi"  dhe  "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Transporti" kanë kontribuar me -0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Veshje dhe këpucë"  kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji"  dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me  -0.04 pikë përqindje secili.  Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me  -0.03 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al