Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Maj 2015

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Maj 2015, arriti 119,4 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Maj 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,8 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin  Maj 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike"  me +1,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë  kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Komunikimi" kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Veshje dhe këpucë" dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar respektivisht me -0.06 pikë përqindje dhe -0,05 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al