Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2015

Në muajin Shkurt 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Shkurt 2015, arriti 121,4 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Shkurt 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin  Shkurt 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike"  me +1,88 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë  kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji"  kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Komunikimi"  kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" dhe "Shëndeti" kanë kontribuar respektivisht me  -0,20 pikë përqindje dhe -0,15 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit  "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar  me -0,05 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al