Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2015

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2015, arriti 118,9 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Tetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Tetor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +2,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" dhe "Argëtim e kulturë" kanë kontribuar me nga +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al