Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2016

Tiranë, më 08 Shtator 2016: Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2016, arriti 101,1 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Gusht 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar secili me nga +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit ”Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al