Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2016

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Janar 2016, arriti 100,9 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Janar 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,55 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Hotele, kafene e restorante" dhe "Argëtim e kulturë" kanë kontribuar me nga 0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me -0,06 dhe çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al