Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2016

Tiranë, më 08 Gusht 2016:  Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2016, arriti 100,2 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Korrik 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1.9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Korrik  është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,57 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Pije alkoolike e duhan" dhe "Argëtim dhe kulturë" kanë kontribuar secili me nga +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë" kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me 0,03  pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji"  kanë kontribuar me 0,01 pikë përqindje.  Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al