Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Maj 2016

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2016, arriti 100,8 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Maj 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 %Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me me 0,03 pike përqindje dhe çmimet e grupit "Argëtim dhe kulturë" kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti"  kanë kontribuar -0,11 pikë përqindje.  Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al