Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2016

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2016, arriti 102,0 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Shkurt 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,78 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me + 0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit "Argëtim e kulturë" kanë kontribuar me + 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Shëndeti" dhe "Komunikimi" kanë kontribuar  respektivisht me  -0,09 dhe  -0,03 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al