Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2016

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2016, arriti 101,2 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Tetor 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me +0,04 dhe çmimet e grupit "Argëtim dhe kulturë" kanë kontribuar me +0,03  pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al