Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2018 është 2,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,4 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 2,3 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9%, “Komunikimi” me 0,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, etj.

Në muajin Gusht 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, pasuar nga grupet, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1%. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1 %, krahasuar me muajin Korrik. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al