Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018 është 1,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me      2,5 %, “Transport” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 1,0 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al