Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2018 është 2,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,2 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,0 %, “Transporti” me 2,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, etj.

Në muajin Korrik 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,2 % secili. Ndërsa, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,3 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al