Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2018 është 1,8 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,5 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 1,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante“ me 0,8 secili, “Komunikimi” me 0,7 %, etj.

Në muajin Maj 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante“ me 0,1 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shëndeti” u rritën me 0,1 % secili. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al