Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Mars 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, në muajin Mars 2018, është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,5 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transport” me 2,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,9 % secili, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u ulën me 0,5 %.

Në muajin Mars 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili, etj. Ndërsa, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante“me 0,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 %, etj.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Prill 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al