Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Prill 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në muajin Prill 2018 është 1,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,0 %, vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %, “Transporti” me 1,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante“ me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, etj.

Në muajin Prill 2018, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është  -0,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,2 % secili. Ndërsa, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,0 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante“ me 1,4 %, “Mobilim, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili,  etj.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al