Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2018 është 1,2 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej  4,4 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,8 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1 %, “Komunikimi” me 0,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti’ shënuan ulje respektive me 0,3 % dhe 0,1 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al