Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Mars 2019

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2019 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,6 %, vërehet në grupin “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al