Qumështi dhe Nënproduktet e tij , 2017

Në vitin 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton, duke shënuar rritje me 4,99 %, krahasuar me vitin 2016. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 110 mijë ton, duke shënuar një rritje me 6,55 %, krahasuar me 2016. Nga ana tjetër, në vitin 2017, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë ton, duke shënuar një rritje me 1,54 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 9 mijë ton, duke shënuar një rënie me 8,04 %, krahasuar me vitin 2016.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al