Statistikat e Bujqësisë 2017

Në vitin 2017, prodhimi i perimeve është 1.151.928 ton, duke shënuar një rritje vjetore rreth 2,02 % krahasuar me vitin 2016. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 405.928 ton, Tiranë me 124.148 ton dhe Berat me 121.433 ton.

Prodhimi i drithërave në vitin 2017 është 701.732 ton, duke shënuar një rritje me 0,47 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 182.999 ton, pasuar nga qarqet Elbasan me 99.401 ton dhe Korçë me 82.396 ton.

Në vitin 2017, prodhimi i patates është 249.804 ton, duke shënuar një rritje me 4,82 %, në krahasim me 2016. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit janë, Korça me 60.864 ton, Fieri me 46.147 ton dhe Dibra me 23.977 ton.

Publikimi i radhës
Statistikat e Bujqësisë 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al