Peshkimi

Shqipëria ka potenciale ujore natyrore, të cilat janë të përshtatëshme për rritjen e peshqve. Peshkimi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Zhvillim ka marrë akuakultura, si sektor i rëndësishëm dhe me perspektive për ekonominë vëndase. Të dhënat e peshkimit grumbullohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke u mbështetur në metodikën e GFCM (General Fisheries Commission for the Mediterranean) për grumbullimin e të dhënave bazuar në segmentet e flotës së peshkimit, grumbullimin e logbook-eve nga anijet, intervistat me operatorët e akuakulturës etj. Të dhënat për zënien e peshkut grumbullohen sipas kategorive ujore dhe në nivel vendi.

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
12-09-2019 Statistikat e Peshkimit2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat e peshkimit i orfrojnë përdoruesve informacione rreth zhvillimit të peshkimit dhe akuakulturës në vend.

Baza ligjore

Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare", i ndryshuar;

Vendim i Kuvendit të Shqipërisë Nr. 3/2013 datë 14/02/2013 "Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2012-2016";

Variablat kryesore grupohen në këto kategori:

Zënie peshku sipas kategorive ujore:

  • detar,
  • bregdet,
  • laguna,
  • ujëra të brendëshme,
  • akuakultura

 

Burimet për përditësimin e variablave

Për llogaritjen e të dhënave të peshkimit INSTAT perdor informacion administrativ të siguruar nga Ministria e Bujqësise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Përkufizime

Peshkimi

Të dhënat zënie peshku (prodhim peshku dhe akuakultura) grumbullohen sipas kategorive ujore.

Kategoritë ujore të peshkimit janë: peshkimi detar, bregdet, laguna, ujra te brendeshme, akuakulture dhe molusqe.

Peshkimi detar: Përfshin të gjitha të dhënat e aktivitetit të flotës se peshkimit dhe kapacitetin prodhues të sipërfaqeve të ndryshme të peshkimit.

Flota

Është numri total i anijeve të peshkimit që shfrytëzon një burim të caktuar.

Kapaciteti i peshkimit

Është sasia e peshkut që mund të merret nga një njësi peshkimi.

Zënie peshku

Të dhënat i referohen  sasisë së zënies të të gjitha llojeve të  specieve detare (të peshkut, krustance, molusqe etj), specieve të ujrave të ëmbla (lumenj, liqene, ujëmbledhësa, akuakulturë).

Akuakultura

Është rritja e peshkut, në të cilin përfshihen: rritje peshku, molusqe krustance me anë të rasateve.