Pyjet

Pyjet dhe kullotat përbëjnë gjysmën e fondit të tokës në Republikën e Shqipërisë. Statistikat e pyjeve i referohen si fondit pyjor publik, ashtu dhe atyre  private të  cilat sigurojnë të dhëna të përgjithshme dhe specifike mbi:

Prodhimin dhe shitjen e lëndës drusore dhe asortimenteve lëndë e parë prej druri.

Mbledhje të dhënash ekonomike për pylltarinë dhe shfrytëzimin e produkteve nga pyjet.

Bilanci tregtar si dhe ai prodhim-përdorim i lëndës drusore rezultuar nga shfrytëzimi i pyjeve.

Të dhënat për kullotat ofrojnë informacion për pronësinë madhësisë, edhe vendndodhjen dhe kohën e shfrytëzimit të tyre sipas stinëve.

Të dhëna për zonat e mbrojtura sipas kategorive.speciet e kërcënuara dhe të mbrojtura  (flora dhe fauna).

Të dhënat mbi statistikat e pyjeve janë të dhënat administrative institucioni përgjegjës për të grumbulluar këto të dhëna është Ministria e Mjedisit.

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Pyjet mbulojnë 36.6 përqind të fondit të tokës, ndërsa kullotat mbulojnë 15.6 përqind duke zënë së bashku rreth 52 përqind të sipërfaqes së Shqipërisë. Sipërfaqja e përgjthshme e fondit pyjor është 1,052 milion hektarë,dhe sipërfaqja e fondit kullosor 478 mijë hektarë.

Zonat e mbrojtura ekzistuese (ZM), në vitin 2016 janë 800 dhe zënë një sipërfaqe prej 477566 ha, duke përfaqësuar kështu 16.6 përqind të sipërfaqes së vendit, dhe më shumë se 27.4 përqind të fondit të tokës pyjore. Në vitin 2016, sipërfaqja e Parqeve Kombëtare (PK), zë 210500 ha ., sipërfaqe e cila zë më shumë se  7  përqind të territorit të vendit.

Megjithëse vend me sipërfaqe të vogël, Shqipëria ka shumëllojshmëri speciesh e llojesh (biodiversitet të pasur), pasojë kjo e shumëllojshmerise së gjeologjisë dhe gjeomorfologjisë, kushteve topografike si dhe klimës dhe hidrologjisë shume te ndryshme sipas rajoneve te vendit.

Falë pozicionit gjeografik dhe shumëllojshmërisë së ekosistemeve në vendin tonë gjenden 3,200 specie bimësh që përbejnë rreth 30% të florës evropiane. Fauna perfaqësohet kryesisht nga elementi euroaziatik por eshe nga elementi holarktik mesdhetar si dhe endemizmat e subendenizmat ballkanike Shqipëria ben gjithashtu nje biokoridor të lëvizjes së faunes nga veriu në jug të Europës e më tej në Azinë veriore dhe Azinë e vogël dhe e ndërsjellta.

Baza ligjore

Ligji nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare, i ndryshuar” http://www.instat.gov.al/al/rreth-nesh/legjislacioni.aspx

Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021

Council Regualtion 530/1999, Commission Regulation 1737/2005

 

Variablat kryesore të statistikave pyjore

Të dhëna për bilancin kadastral të fondit pyjor e kullosor të Shqipërisë

Fondi pyjor sipas pronësisë

Shfrytëzimi pyjeve dhe produktet kryesore.

Investime të realizuara në pyje

Rrjeti i zonave të mbrojtura

 

Burime administrative

Ministria e mjedisit

Agjencia kombetare e mjedisit

 

Përkufizime

"Fond pyjor" janë të gjitha sipërfaqet pyjore e jopyjore, burimet pyjore e jopyjore bashkëshoqëruese, infrastruktura përkatëse, përfshirë edhe sipërfaqet e zhveshura, të cilat krijojnë një mjedis harmonik me pyjet e tokën pyjore (çeltirat, shkëmbinjtë, dunat dhe ranishtat), brezat pyjorë mbrojtës, grupet e veçuara të drurëve dhe shkurret

“Fondi kullosor” janë të gjitha sipërfaqet e kullotave dhe livadheve natyrorë, drurët e shkurret brenda sipërfaqeve të tyre që përdoren për kullotje jashtë fondit të tokës bujqësore

“Zona të mbrojtura” shpallen territore tokësore, ujore, detare e bregdetare të caktuara për mbrojtjen e diversitetit biologjik, të pasurive natyrore dhe kulturore, bashkëshoqëruese

.