Prodhimi i Brendshem Bruto, T1 - 2014

Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B) ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1,65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013.

Ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Industri, Posta dhe Komunikacioni, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Shërbime të tjera. Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti Bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 3,06 %. Grupi i Industrive u rrit me 8,24 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, e ndikuar kryesishtë nga Industria Nxjerrëse, e cila pati një rritje me 41,62 % dhe Industria Përpunuese e cila pati një rënie me 9,87 %

Publikimi i radhës
Prodhimi i Brendshem Bruto, T2 - 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al