Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej  3,94 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1.00 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,51 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,51 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,50 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0.37 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,27 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,03 pikë përqindje.