Produkti Brendshëm Bruto, T2-2017

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 4,06 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,69 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,52 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,43 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,16 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,05 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,05 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Shërbimet e tjera me  -0,11 pikë përqindje dhe Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,13 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti Brendshëm Bruto, T3-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al