Në vitin 2015 ekonomia shqiptare shënoi një rritje në terma realë prej +2,23 %, krahasuar me vitin 2014, pas një rritje prej +1,77 % në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013.

PBB me çmime korente në vitin 2015 u vlerësua 1.427.799 milion lekë (10,2 miliardë Euro) dhe 1.395.305 milionë lekë (10,0 miliardë Euro) për vitin 2014. PBB për frymë në vitin 2015 arriti në 496 mijë lekë (ose 3.547 €) nga 483 mijë lekë (ose 3.450 €) që ishte në vitin 2014