Produkti i Brendshëm Bruto, T2 - 2018

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,32 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,37 pikë përqindje, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,82 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,44 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,29 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,21 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,17 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,08 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,03 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Ndërtimit me -0,19 pikë përqindje, Informacionit dhe Komunikacionit me -0,16 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,26 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T3 - 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al