Produkti i Brendshëm Bruto, T3 - 2018

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,48 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +1,71 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,12  pikë përqindje, Ndërtimi me +0,48 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,35 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,28 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,12 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,09 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,07 pikë përqindje dhe Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,02 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit
me -0,18 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,40 pikë përqindje.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al