Llogaritë Rajonale në Shqipëri

Llogaritë Kombëtare pasqyrojnë zhvillimet makro-ekonomike sipas rajoneve statistiokore të një vendi dhe i ofrojnë përdoruesve tregues kryesor dhe informacion bazë për zhvillimin ekonomik rajonal.

Llogaritë Rajonale mbështeten në klasifikimin sipas rajoneve statistikore në nivel 1, 2 dhe 3, i cili bazohet në Nomenklaturën e Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS) të Bashkimit Evropian. Nomenklatura e njësive territoriale për statistikat (NUTS) është një klasifikim i përbashkët, i cili përdoret për:

  1. Mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave në nivel rajonal;
  2. Analizat socio-ekonomike të rajoneve;
  3. Për shpërndarjen e fondeve strukturore për zhvillim.

Llogaritë Rajonale sigurojnë një ndarje rajonale për agregatet më të rëndësishëm si: Vlera e Shtuar Bruto sipas degëve kryesore të ekonomisë, Produktit të Brendshëm Bruto etj.

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Llogaritë Kombëtare Rajonale

Llogaritë Rajonale janë një specifikim rajonal i llogarive korresponduese të ekonomisë kombëtare. Llogaritë Rajonale sigurojnë një ndarje rajonale për agregatet më të rëndësishëm si: Vlera e Shtuar Bruto sipas degëve kryesore të ekonomisë, Produktit të Brendshëm Bruto etj.

  • Parime të aplikuara sipas degëve të ekonomisë

Koncepte dhe klasifikime

Llogaritë Rajonale bazohen në të njëjtat principe dhe përkufizime me Llogaritë Kombëtare Vjetore të cilat janë në një linjë me metodologjinë e ESA 2010 dhe klasifikimin e aktiviteteve ekonomike NVE Rev.2.

Ndarja e Republikës së Shqipërise sipas rajoneve statistikore

Republika e Shqipërisë sipas rajoneve statistikore në nivel 1, 2 dhe 3, bazohet në Nomenklaturën e Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS) të Bashkimit Evropian. Nomenklatura e njësive territoriale për statistikat (NUTS) është një klasifikim i përbashkët, i cili përdoret për:

  1. Mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave në nivel rajonal;
  2. Analizat socio-ekonomike të rajoneve;
  3. Për alokimin e fondeve strukturore për zhvillim.

 

Parimi i Rezidencës

Parimi kryesor për alokimin e VSHB-së në Llogaritë Rajonale është se Vlera e Shtuar Bruto (VSHB) duhet të alokohet në rajonin ku njësia prodhuese është rezidente, pra që do të thotë se VSHB alokohet në rajonin ku krijohet.

Parimi i rezidencës është veçanërisht i rëndësishëm për t’u aplikuar në disa degë si energjia, transporti, etj. Problemi kryesor qëndron në alokimin e VSHB-së sipas ndërmarrjeve që kanë aktivitet në më shumë se një rajon statistikor. Gjatë periudhës së llogaritjeve, nuk ekzistojnë të dhëna të veçanta për njësitë lokale (Local Unit-Termi Angl.) si dhe/ose për njësi të cilat janë pjesë përbërëse të kompanive që kanë aktivitet në më shumë se një prefekturë.

Në shpërndarjen e VSHB-së në Shqipëri janë përdorur si pesha rajonale, të dhëna nga ASN (pagat mesatare dhe sigurimet shoqërore sipas degëve) si dhe të dhëna nga AFP (numri i personave të punësuar sipas vendit të punës dhe sipas strukturës së degëve të ekonomisë).

 

Trajtimi i njësive uni-rajonale dhe multi-rajonale

Njësitë uni-rajonale

INSTAT ka bërë një ndryshim cilësor në zhvillimin e metodave në vlerësimin e VSHB-së rajonale si një kombinim i metodave për alokimin e njësive uni dhe multi rajonale. Për njësitë unirajonale përdoret metoda direkte.

Njësitë multi-rajonale

Mjaft njësi prodhuese kanë filiale në më shumë se një rajon dhe janë aktive në më shumë se një degë të ekonomisë. Dega ku kjo njësi do të klasifikohet duhet t’i korrespondojë njësive lokale.

Trajtimi i njësive multi-rajonale dhe njësive që kanë disa aktivitete është i njëjtë me trajtimin që bëhet nga Llogaritë Kombëtare Vjetore. Analiza fillon me përcaktimin e aktivitetit kryesor që ushtron njësia, aktivitetin dytësor dhe aktivitetet ndihmëse.

Aktiviteti kryesor i një njësie lokale (lokal KAU) është aktiviteti ku vlera e shtuar është më e lartë se në aktivitete të tjera që ushtron njësia, një aktivitet dytësor është një aktivitet i cili ndërmerret si aktivitet shtesë së bashku me aktivitetin kryesor.

Kalimi nga VSHB në PBB

Sipas rekomandimeve të EUROSTAT taksat mbi produktet (D.21) dhe subvencionet (D.3) rajonalizohen me të njëjtën strukturë si struktura rajonale e VSHB-së me çmime bazë (alokim proporcional).

1.2 Metoda specifike në llogaritjen e VSHB-së Rajonale

Metoda kryesore e përdorur në llogaritjet e paraqitura është metoda Lart-Poshtë (Top-Down). Kjo metodë aplikohet duke shpërndarë treguesin në nivel ekonomie në rajonet statistikore duke përdorur pesha rajonale (çelësa) sa më të afërt me treguesin që do të vlerësohet. Metoda quhet Lart-Poshtë pasi treguesi shpërndahet sipas rajoneve dhe jo sipas njësive lokale.

Metoda Lart-Poshtë aplikohet për degët e Bujqësisë, gjuetisë, sivikulturës dhe peshkimit, degët e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, ndërtimit, tregtisë, transportit, telekomunikacionet, shërbimeve të biznesit, aktiviteteve të tjera të shërbimit kolektiv, social dhe individual. Pesha për alokimin e VSHB-së në nivel kombëtar për degët më sipër është një produkt vektorial i pagës mesatare nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve-ASN dhe numrit të punonjësve sipas vendit të punës nga  Anketa e Forcave të Punës- AFP. Punësimi sipas vendit të punës pranon Parimin e Rezidencës për alokimin e VSHB-së në rajonet përkatëse.

Ndërsa për degët e administratës, arsimit dhe shëndetësisë publike u aplikua metoda Pseudo-Poshtë-Lart (Pseudo-Bottom-Up).  Kjo metodë  aplikon pesha rajonale ku mungojnë të dhëna për njësitë lokale.  Për këto degë u përdor vlera e shtuar -  pagat dhe kontributet shoqërore nga burime administratives si çelës, të cilat më pas u agreguan në rajonet statistikore nivel 2,3.

1.3 Aspektet e Llogaritjes së VSHB-së Rajonale me çmime konstante

Në vlerësimin e treguesve me çmime konstante janë përdorur deflatorët nacionalë sipas degëve të ekonomisë. Aktualisht nuk ka informacion rajonal mbi çmimet në këtë shpërndarje. Vlerësimet me çmimet konstante janë kryer në të njëjtën bazë si në Llogaritë Kombëtare Vjetore, me çmimet e vitit të mëparshëm.

Një informacion më i detajuar për llogaritë kombëtare rajonale gjendet në linket e mëposhtëm.

http://www.instat.gov.al/media/251599/manual_metodologjik.pdf