Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore, 2014

Në vitin 2014, sipas rajoneve statistikore niveli 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente ishte 1.394,4 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej rreth 1,83 % krahasuar me vitin 2013.

Në vitin 2014, në rritjen prej 1,83 % të PBB-së në terma reale ndaj vitit 2013, kontributi sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) paraqitet si më poshtë:

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2014, e pati Qarku Tiranë me +1,36 pikë përqindje. Më tej, kontribut të lartë ka dhënë Qarku Fier me + 0,59 pikë përqindje dhe Qarku Lezhë me +0,17 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Shkodër me -0,24 pikë përqindje, i pasuar me Qarkun Kukës me një kontribut prej -0,16 pikë përqindje dhe Qarkun Korçë me një kontribut prej -0,07 pikë përqindje

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al