Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri, 2016

Në vitin 2016, sipas rajoneve statistikore në nivel 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente u vlerësua 1.475.251 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 3,35 %, krahasuar me vitin 2015.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2016, e ka dhënë Qarku Tiranë me +1,62 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Vlorë me + 0,44 pikë përqindje dhe Qarku Durrës me +0,39 pikë përqindje.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Fier me -0,50 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Kukës me një kontribut prej -0,04 pikë përqindje dhe Qarku Gjirokastër me një kontribut prej
+0,06 pikë përqindje.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al