Tabelat e Burim - Përdorimeve, 2014

NSTAT publikon tabelat e konsoliduara të Burim-Përdorimeve (TBP), për vitin 2014, të cilat ofrojnë një pamje të detajuar të ekonomisë dhe janë një instrument i rëndësishëm në analizën dhe krijimin e modeleve statistikore. Këto tabela përshkruajnë burimet dhe përdorimet e produkteve si dhe lidhjet ndërdegësore në ekonomi.

Totali i burimeve me çmime tregu, në vitin 2014, u vlerësua 3.088.518 milion lekë, duke shënuar një rritje në terma nominalë, prej +1,18 %, krahasuar me vitin 2013.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al