Lejet e ndërtimit, T4 - 2017

Në tremujorin e katërt 2017 janë miratuar gjithsej 211 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 147 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2016, duke shënuar një rritje prej 43,5 %.

Referuar vitit 2017, janë miratuar gjithsej 819 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 455 leje të miratuara në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 80 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2017, është rreth 197.130 m2, nga rreth 183.319 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2016. Ky tregues, në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, shënoi rritje me 7,5 %.

Publikimi i radhës
Lejet e ndërtimit, T1 - 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al