Lejet e ndërtimit, T1 - 2018

Në tremujorin e parë 2018 janë miratuar gjithsej 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 101 leje të miratuara në tremujorin e parë 2017, duke shënuar një rritje prej 118,8 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2018, është rreth
200.944 m2, nga rreth 91.864 m2 miratuar në tremujorin e parë 2017. Ky tregues, në tremujorin e parë 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, shënoi rritje me 118,7 %.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al