Lejet e ndërtimit, T1 - 2019

Në tremujorin e parë 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në tremujorin e parë 2018, duke shënuar një rritje prej 10,9 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2019, është rreth 581.236 m2, nga rreth 200.944 m2 miratuar në tremujorin e parë 2018, duke shënuar një rritje me rreth 2,9 herë.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e parë 2019, është 25,2 miliardë lekë, nga 10,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2018. Ky tregues në tremujorin e parë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u rrit me rreth 2,5 herë.

Publikimi i radhës
Lejet e ndërtimit, T2 - 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al