Njoftim për Media - Regjistri i Ndërmarrjeve, 2017

Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2017 numëron 162.452 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 1,1 %, krahasuar me vitin 2016. Deri në fund të vitit 2017 numërohen 36.520 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT.

Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2017.  Ndërmarrjet tregtare zënë 25,0 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2017, krahasuar me 21,0 % të regjistruara gjatë vitit 2016.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al