Statistikat Afatshkurtra, T1 - 2014

Në ndryshimin vjetor ky tregues pasqyron rritje prej 1,7 % në aktivitetet ekonomike të mbuluara në vrojtimin tremujor, krahasuar me tremujorin e parë 2013.

Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2013 ishte 1,2 %. Në këtë rritje ndikojnë aktivitetet që kryhen në sektorët "Industri" dhe "Shërbime", përkatësisht me 3,8 % dhe 4,0 %.

Në aktivitetin "Industri", ndikon me 18,0 % rritja e treguesit të shifrës së afarizmit në volum, e deflatuar, në Industrinë Nxjerrëse. Ky tregues në aktivitetet "Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar" dhe " Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë" paraqitet me rënie përkatësisht 3,2 % dhe 2,6 %. Aktiviteti i ndërtimit në këtë tremujor pasqyron gjithashtu rënie të këtij treguesi me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Publikimi i radhës
Statistikat Afatshkurtra, T2 - 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al