Statistikat afatshkurtra - Shërbimet, T3 - 2017

Treguesit kryesorë tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: tregti, transport, magazinim dhe postë; hotele; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi,  në tremujorin e tretë 2017 (periudhë bazë 2010=100), paraqiten si më poshtë:

Tregti

Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin tregti, e cila përfshin tregti me pakicë; tregti me shumicë dhe tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve, në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
  • Indeksi i numrit të të punësuarve u ul me 4,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.
  • Indeksi i fondit të pagave u ul 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Publikimi i radhës
Statistikat afatshkurtra - Shërbimet, T3 - 2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al