Statistikat afatshkurtra - Shërbimet, T4 - 2017

Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2017, paraqiten si më poshtë:

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2017, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016.
Publikimi i radhës
Statistikat afatshkurtra - Shërbimet, T1 - 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al