Rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2015

Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve (ASN) ka për qëllim të ofrojë informacion mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat kryesore të ndërmarrjeve aktive në vend. Statistikat janë paraqitur sipas aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjes të klasifikuara sipas numrit të të punësuarve.

Rezultatet paraprake të ASN-së, për vitin 2015, shprehin se:

  • Shitjet neto u rritën 4,7% krahasuar me vitin 2014
  • Numri gjithsej i të punësuarve u rrit 17,1%
  • Investimet e realizuara arritën vlerën 207 miliardë lekë nga 183 miliardë lekë në 2014, duke shënuar rritje prej 13,5%
  • Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 104.534 ndërmarrje. Numri i tyre u rrit me 22,7% krahasuar me vitin 2014
Publikimi i radhës
Rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al