Njoftim për Media - Rezultate të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve Ekonomike, 2016

Në vitin 2016, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave materiale dhe shërbimeve realizuan 1.882 miliardë lekë shitje neto, duke rezultuar me 4,4 % rritje, krahasuar me vitin 2015. Investimet e realizuara arritën vlerën 221 miliardë lekë, nga 208 miliardë lekë në 2015, duke shënuar rritje prej 6,3 %. Në këtë periudhë, numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 7,9 %. Në prodhuesit e të mirave materiale dhe shërbimeve operojnë 108.526 ndërmarrje aktive. Numri i tyre u rrit me 3,8 %, krahasuar me vitin 2015.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al