Transporti dhe Aksidentet

Statistikat e Transportit përfshijnë një sistem të gjerë informacioni mbi  transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Infrastrukturën e linjave rrugore, hekurudhore etj si dhe mjetet për çdo lloj transporti në nivel kombëtar dhe rajonal. Gjithashtu, statistikat e transportit mbulojnë dhe matjen  e trafikut rrugor dhe hekurudhor.

Transporti ajror civil ndërkombëtar kryhet nëpërmjet aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas, i vetmi aeroport që kryen transport të këtij lloji.

Transporti detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet 4 porteve : Durrësi, Vlora, Saranda dhe Shëngjini.

Porti më i madh dhe më i rëndësishëm është ai i Durrësit , Gjatësia e linjës hekurudhore në shfrytëzim, është 399 kilometra.

Përdorimi gjithnjë e më shumë i transportit rrugor privat është shoqëruar me një numër të madh mjetesh rrugore në vazhdimësi.

Transportin rrugor

·         Transportin hekurudhor

·         Transportin detar

·         Transportin ajror

Burim i informacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Publikimi i radhës
Statistikat e Transportit, Gusht 2017

Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet që shkaktojne vdekje apo plagosje. Mundësitë për ndodhjen e aksidenteve rrugore mund të lidhen me një sërë faktorësh, si numri i kilometrave të përshkruar, shtrirja dhe cilësia e infrastrukturës rrugore, kushtet klimaterike dhe gjeografike, dendësia e popullsisë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve mund të përbëjë gjithashtu shkak për mundësitë e ndodhjes së aksidenteve, si psh trajnime të papërshtatshme ose eksperienca, mungesa e përqendrimit, shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektim i rregullave të qarkullimit si dhe konsumi i pijeve alkolike.

Burim i informacionit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Publikimi i radhës
Aksidentet Rrugore, Gusht 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
27-12-2017 Statistikat e TransportitNëntor 2017
27-11-2017 Statistikat e TransportitTetor 2017
20-12-2017 Aksidentet RrugoreNëntor 2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Statistikat e Transportit përfshijnë një sistem të gjerë informacioni mbi  transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Infrastrukturën e linjave rrugore, hekurudhore etj si dhe mjetet për çdo lloj transporti në nivel kombëtar dhe rajonal. Gjithashtu, statistikat e transportit mbulojnë dhe matjen  e trafikut rrugor dhe hekurudhor.

Transporti Rrugor

 

Metodologji

Statistikat e transportit rrugor kanë si qëllim të përcaktojnë flukset e udhëtarëve dhe të mallrave si brenda rajoneve ashtu edhe ndërmjet tyre. Këto lëvizje shpesh janë të lidhura ngushtë me nivelet e aktivitetit ekonomik të këtyre rajoneve. Statistikat e transportit rrugor mbështeten në të dhënat që merren nga burimet administrave dhe mbulojnë: transportin rrugor të përfaqësuar me numrin e mjeteve për pasagjerë dhe mallra. Të dhënat mbi numrin e mjeteve të transportit rrugor i referohen si atyre private ashtu dhe atyre shtetërore. Numri tyre jep gjendjen në fund të periudhës.

Përkufizime

 

Transport  Rrugor

Lëvizja e njerëzve dhe/ose mallrave, duke përdorur mjete të ndryshme transporti. Transporti mund të kryhet me mjete të transportit rrugor.

Inventari i mjeteve rrugore

Numri i mjeteve rrugore të regjistruara në datën e caktuar në një vend dhe të licencuar për të përdorur rrugët me trafik publik .

Veturë pasagjerësh

Veturë pasagjerësh quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh , në të cilin numri i vëndeve të uljes (duke përfshirë dhe shoferin ) nuk e kalon numrin 9.

 

Autobus

Autobus quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh , me numrin e vëndeve të uljes (duke përfshirë dhe vendin e shoferit) me më shumë se 9.

Transporti hekurudhor

Metodologji

Aktiviteti i transportit hekurudhor fokusohet në aktivitetin e kryer për transportimin e mallrave me linjë hekurudhore brenda vendit dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, mbulon dhe shërbimet për transportimin e pasagjerëve me hekurudhë brenda vendit. Gjatësia e linjës hekurudhore përfshin  vetëm gjatësinë e linjës në shrytëzim. Numri i udhëtarëve dhe udhëtarë-kilometrave llogariten mbi bazën e biletave të shitura sipas kategorive tarifore.

Gjatësia e linjës hekurudhore është 379 km.

Transporti hekurudhor është përqëndruar në qarkun Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

Përkufizime

 

Hekurudhë

Linja e komunikimit me hekurudhë kryesisht për përdorim të mjeteve hekurudhore.

Transport hekurudhor

Çdo lëvizje e mallrave dhe/ose pasagjerëve duke përdorur një mjet hekurudhor në rrjet hekurudhor të dhënë.

Pasagjerë të transportuar

Pasagjerë të transportuar me hekurudhë do të quhet çdo pasagjer që udhëton me mjetin hekurudhor, duke përjashtuar personat e destinuar për shërbime në tren.

Ton-kilometër (TKM)

Njësia e matjes përfaqësuese për lëvizjen e një ton të vlefshëm në një vagon (mallra apo pasagjerë) në një distance prej një kilometre.

Mallra të transportuara

Mallra të transportuara me hekurudhë do të quhet çdo lëvizje malli që kryhet me mjet hekurudhor, duke përfshirë këtu dhe ambalazhin dhe paisjet  siç janë konteinerët, paletet si dhe mjetet rrugore të mallrave të transportuara me hekurudhë.

Transporti Detar

 

Metodologji

Vija bregdetare prej 362 kilometra lidh qarqet si Lezhë, Durrës dhe Vlorë me qytete të tjera të vendit si dhe me qindra qytete në botë. Janë këto qarqe të cilat kanë një rrjet ujor ndërlidhës me botën jashtë. Transporti detar luan një rol të rëndësishëm në transportin e mallrave në Evropë dhe në botë. Ai lehtëson tregtinë dhe kontaktet ndërmjet vendit tonë dhe të gjitha vendeve të tjera, duke zënë peshën kryesore në transportin e mallrave sipas mjeteve të transportit.

Transporti detar grumbullon të dhëna mbi numrin e pasagjerëve të hyrë dhe dalë nga territori i vendit dhe sasinë në ton të mallrave dhe postës transportuar me rrugë detare.

Një port kryesor konsiderohet port statistikor nëse ka lëvizje vjetore jo më pak se 200. 000 pasagjerë ose rregjistron më shumë se një milion ton ngarkim / shkarkim mallrash.

Përkufizime

 

Transport detar

Çdo lëvizje e mallrave dhe/ose pasagjerëve duke përdorur anije tregtare në udhëtime, të cilat ndërmerren tërësisht ose pjesërisht me det.

Porti i ngarkimit

Porti i ngarkimit quhet porti ku mallrat ngarkohen në anije dhe transportohen prej saj.

 

Porti i shkarkimit

Porti i shkarkimit quhet porti ku mallrat janë shkarkuar nga anija pasi janë transportuar prej saj.

 

Transport ndërkombëtar detar

Transport ndërkombëtar detar quhet transporti detar mes dy porteve i lokalizuar në dy vënde të ndryshme.

 

Pasagjer detar

Pasagjer detar konsiderohet çdo person , i cili bën udhëtim  në një anije. Personeli i shërbimit të anijes nuk regjistrohet si pasagjerë.

 

Pasagjerë të embarkuar (të dalë)

Pasagjerë të embarkuar janë pasagjerë , të cilët kanë hipur në anije dhe transportohen prej saj.

Pasagjerë të disembarkuar (të hyrë)

Pasagjerë të disembarkuar janë pasagjerë të zbritur nga anija pasi janë transportuar prej saj.

Transporti Ajror

 

Metodologji

Statistikat e transportit ajror paraqesin lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave nëpërmjet ajrit. Në rastin e Shqipërisë, të dhënat e transportit ajror mbulojnë aktivitetin e aeroportit kryesor të ndodhur gjeografikisht në Qarkun e Tiranës, aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas. Një aeroport konsiderohet kryesor nëse regjistrohen më shumë se 150 000 pasagjerë (për vit) ose më shumë se njëqind kilogram mallra dhe postë. Të dhënat mbi transportin ajror mbulojnë aktivitetet e shoqërive të përbashkëta ashtu dhe të huaja që operojnë  në vëndin tonë

Statistikat e transportit ajror të pasagjerëve dhe mallrave, mbulojnë shërbimin e lëvizjes së pasagjerëve, (të hyrë dhe të dalë në Rinas), shërbimin e lëvizjes së mallrave dhe postës dhe përfshijnë informacion mbi numrin e fluturimeve, mbikalimeve dhe shoqërive ajrore që operojnë në Shqipëri.

Përkufizime

 

Transport ajror

Çdo lëvizje e mallrave dhe /ose pasagjerëve me mjete fluturuese.

Pasagjerë të transportuar

Pasagjerë të transportuar  do të quhen të gjithë pasagjerët udhëtimi i të cilëve fillon ose mbaron në aeroportin raportues.

Mallrat e transportuar

Në mallrat e transportuar përfshihet çdo ngarkesë e ngarkuar në avion ose e shkarkuar prej tij , duke përjashtuar bagazhet e pasagjerve dhe postën.

Burim i informacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet që shkaktojne vdekje apo plagosje. Mundësitë për ndodhjen e aksidenteve rrugore mund të lidhen me një sërë faktorësh, si numri i kilometrave të përshkruar, shtrirja dhe cilësia e infrastrukturës rrugore, kushtet klimaterike dhe gjeografike, dendësia e popullsisë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve mund të përbëjë gjithashtu shkak për mundësitë e ndodhjes së aksidenteve, si psh trajnime të papërshtatshme ose eksperienca, mungesa e përqendrimit, shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektim i rregullave të qarkullimit si dhe konsumi i pijeve alkolike.


Përkufizime

Person i aksidentuar

Çdo person i vrarë ose i plagosur si rezultat i një aksidenti rrugor.

Aksidente në rrugë

Një aksident është çdo aksident rrugor i ndodhur nga të paktën një mjet rrugor i cili rezulton me të paktën një person të plagosur apo të vdekur. rrugor.

Person i vdekur

I vdekur nga aksidenti në rrugë quhet çdo person i cili ka vdekur menjëherë ose brënda 30 ditëve si rezultat i aksidentit.

Person i plagosur

I plagosur konsiderohet çdo person , i cili nuk ka vdekur por ka marrë plagë të lehta apo të rënda si rezultat i aksidentit.

Burim i informacionit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.